Twitter ka vendosur t’i bashkohet Fondacionit Linux

Fondacioni Linux ka mbledhur rreth vetit disa emra të mëdhenj që nga ditët e para, dhe i fundit nga këta është blog shërbimi më i parapëlqyer nga çdokush, përndryshe...

Fondacioni Linux ka mbledhur rreth vetit disa emra të mëdhenj që nga ditët e para, dhe i fundit nga këta është blog shërbimi më i parapëlqyer nga çdokush, përndryshe më i njohur me emrin Twitter. Duke shkuar pas hapave të prodhuesit të çipave NVIDIA dhe gjigantit Korean Samsung, Zogu i Kaltër këto ditë njoftoi se do t’i bashkohet shoqatës burim-hapur javën e ardhshme, me shpalljen zyrtare që do të bëhet pas disa ditësh në tubimin LinuxCon North American në Kalifornia. Menaxheri i Twitter për Open Source, Chris Aniszczyk, thotë se me këtë “ne mund të përkrahim një organizatë që është e rëndësishme për ne dhe, të bashkëpunojmë me një bashkësi që po avancon Linux me aq shpejtësi sa ne po e përmiresojmë Twitter”. Nuk do mend se, kjo është një situatë ku të gjitha palët janë fituese. /itshqip.com

Categories
Lajme

Kujtimi është autor në itshqip.com, i cili kohën e lirë e shfrytëzon për të shkruar. Është punëtor në mërgim, entuziast i Teknologjisë dhe Informatikës.
No Comment

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY