Twitter ka shtuar dy funksione të reja në shërbimin e tij që kanë të bëjnë me ngarkimin e fotove dhe shpërndarjen e tyre. Tani mund të etiketoni shokë në fotot që ngarkoni dhe mund të ngarkoni deri në katër foto përnjëherë.
Nëse ju dëshironi të etiketoni persona në fotot që ngarkoni atëherë këtë mund ta bëni shumë lehtë duke shkruar pseudonimin e tyre , gjithashtu mund të etiketoni deri në 10 persona duke mos perdorur karakteret për të shkruar, gjë e cila ju jep më shumë hapsirë për të shkruar në cicërimën që do bëni.
Po ashtu, ju mund të ngarkoni më shumë se një foto, funksion i cili më parë ka qenë i pamundur në Twitter. Tani mund të ngarkoni deri në katër foto dhe t’i postoni atë në cicërimin tuaj të gjitha përnjëherë.
Këto karaktersitika aktualisht janë në dispozicion vetëm në iPhone, por së shpejti do jenë edhe për Android dhe platformat tjera. Edhe në iPhone, nëse këto funksione nuk do i merrni pas përditësimit atëherë duhet të prisni deri sa të lëshohen në regjionin tuaj./itShqip