Virusi “Xagent” vjedh të gjitha të dhënat në pajisjet me iOS

Kompania për sigurimin e kompjuterëve Trend Micro raporti që ka zbuluar një virus tek një aplikacion në iOS që ka si objektiv të gjitha pajisjet nga Apple. I ngjashëm...

iPhone 6

Kompania për sigurimin e kompjuterëve Trend Micro raporti që ka zbuluar një virus tek një aplikacion në iOS që ka si objektiv të gjitha pajisjet nga Apple. I ngjashëm me virusin “Masque Attack” që kemi dëgjuar muaj më parë, Xagent iu kërkon përdoruesve të klikojnë në një lidhje e cila mundëson instalimin e këtij virusi në pajisjen tuaj. Aplikacioni aktualisht nuk mund të shkarkohet përmes dyqanit App Store, dhe për këtë arsyeje ofrohet lidhje shtesë për instalim.

Pra, Xagent është aplikacioni i cili për qëllim ka vjedhjen e të dhënave nga përdoruesit e profilit të lartë që punojnë në ushtri, qeveri apo media. Pasi që të arrijë në pajisjet me platformë iOS 7, virusi do të jetë përgjithmonë në atë pajisje, ku nuk mund të ndalohet në asnjë mënyrë procesi i tij, ndërkohë në iOS 8, aplikacioni ka një ikonë që do të thotë se procesi nuk mund të ristartojë vetveten, gjë që është lajm i mirë pasi që 72% e pajisjeve nga Apple përdorin këtë platformë.

Vjedhja e mesazheve, listës së kontakteve, fotove, lokacionit, regjistrimit të zërit, lista e aplikacioneve dhe proceset që i përdorni janë të gjitha synim i virusit Xagent.

Tani, nëse ju keni klikuar ndonjë lidhje që ofron instalim të aplikacioneve keqdashëse atëherë iu kujtojmë se keni një mënyrë për të dalë nga kjo situatë, pasi që iOS do të shfaq dy paralajmërime para se të instaloni ndonjë aplikacion që nuk ka si burim dyqanin App Store. Kështu që, keni kujdes me klikimet kur vizitoni lidhjet e dyshimta./itShqip

Categories
Software

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
No Comment

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY