Internet Explorer ka qenë një gurthemel i Windows-it që prej vitit 1995, por duket që Microsoft është gati t’a largojë këtë shfletues të përnderuar nga rruga. Thashetheme të ndryshme tregojnë që si riparim i shfletuesit Internet Explorer për Windows 10 do të vijë brendi i ri aktualisht i krijuar, Spartan. Ky shfletues do të përdor makinën e kompanisë së saj, por do të jetë më mirë si dhe do të veprojë ngjajshëm me shfletuesit Chrome ose Firefox.
Kompania Microsoft nuk ka konfirmuar asgjë deri tani, dhe nuk është e garantuar që do të bëhet zbulimi i shfletuesit Spartan në evenimentin për Windows 10 që do të mbahet me 21 Janarë të 2015. Përveç që do të jetë në Desktop, ky shfletues mendohet që do të zë vend edhe në platformat mobile. Gjithashtu, Microsoft duhet t’a ketë konsideruar largimin e Internet Explorer si një mënyrë shpëtimi nga reputacioni i vjetër dhe i pasigurtë i këtij shfletuesi. Megjithatë, shfletuesi i ri nga Microsoft duhet t’i falendërojë komaninë Google dhe Mozilla për punën e tyre të mrekulleshme me shfletuesit jashtëzakonisht të shpejtë./itShqip