The Wolf of Wall Street, që shfaq jetën ‘përrallore” të vërtetë të Martin Scorsese, është filmi më i shkarkuar ilegalisht në vitin 2014.
Filmi i animuar nga Disney, Frozen ishte i dyti në listë, thotë një raportues nga Hollivudi, duke cituar kompaninë për ndjekje të piraterisë Excipo. Të dy filmat janë shkarkuar rreth 30 milionë herë nga përdoruesit e torrent-eve gjatë muajve Janar-Dhjetor të 2014. Filmi i tretë më i pirateruar ishte melodrama në hapsirë, Gravity, që gjendet pas filmit Frozen me 29.357 milionë shkarkime.
The Wolf of Wall Street, që luhet nga ylli Leonardo DiCaprio, pas lëshimit në SHBA shkaktoi debat për skenat me përmbajtje erotike dhe përdorim të drogës. Ishte i nominuar si filmi më i mirë në Oscar përfshirë edhe filmat 12 Years a Slave, American Hustle dhe Captain Phillips./itShqip
Such great Post! You might also be interested in trying PC games downloading website: https://igg-games.cc/