YouTube qëndron ende e bllokuar në Turqi

YouTube mbetet dhe do qëndrojë e mbyllur në Turqi, edhe pse trupi gjykues urdhëroi tek qeveria të zhbllokojnë uebfaqen për shpërndarjen e videove të mërkurën. Rregullatori i telekomit turk,...

YouTube qëndron e bllokuar në Turqi, edhe pas urdhërit nga gjykata

YouTube mbetet dhe do qëndrojë e mbyllur në Turqi, edhe pse trupi gjykues urdhëroi tek qeveria të zhbllokojnë uebfaqen për shpërndarjen e videove të mërkurën.

Rregullatori i telekomit turk, BTK, njoftoi të enjëten se nuk do zhbllokojë faqen derisa të largohet “përmbajtja penale” nga YouTube. Pra, BTK ka injoruar urdhrin e gjykatës, kështu që afati kohor për largimin e bllokimit të uebfaqes mbetet ende i paqartë.

Video në 15 linqe në YouTube është larguar, por YouTube bllokoi disa video tjera në Turqi të cilat janë të hapur në vendet e tjera. Që prej 27 Marsit, mbi 151 linqe janë gjetur që përmbajnë të njëjtën “përmbatje kriminale”.

YouTube është bllokuar si pasojë e publikimit të disa videove po në këtë faqe të cilat si përmbajtje kanë biseden me shefin e shërbimit sekret të Turqisë, ministrit të jashtëm dhe kreun e forcave ushtarake ku është përfolur për operacionet e mundshme ushtarake kundër Sirisë.

Sidoqoftë, YouTube qëndron ende e bllokuar në Turqi edhe pas urdhërit nga gjykata./itShqip

Categories
Web

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter

RELATED BY