YouTube do të intervistojë Presidentin Barack Obama

YouTube do të intervistojë personalisht Presidentin e Shteteve të Bashkuara Barack Obama në Shtëpinë e Bardhë më 22 Janar. Aktori komik në YouTube GloZell Green, blogeria Bethany Mota dhe...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama

YouTube do të intervistojë personalisht Presidentin e Shteteve të Bashkuara Barack Obama në Shtëpinë e Bardhë më 22 Janar.

Aktori komik në YouTube GloZell Green, blogeria Bethany Mota dhe Hank Green do të pyesin Presidentin Obama “për çështjet që ata janë më shumë të interesuar, dhe pyetjet që bëhen nga audienca e tyre,” bazuar në një njoftim për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, transmeton ITshqip.com.

Përveç kësaj, ata do të transmetojnë edhe pyetjet nga i gjithë vendi. Të gjithë ata që dëshirojnë të bëjnë pyetje mund të përdorin hashtag-un #YouTubeAsksObama në Facebook dhe Twitter. Stafi i YouTube-së do ti përzgjedhë ato dhe do ti shtrojë tek presidenti.

Shikoni një video paraprake të evenimentit:

Edhe pse mbetet ende e paqartë se kur do të fillojë transmetimi i drejtpërdrejtë i intervistës, ju do të jeni në gjendje ta shikoni atë edhe në kanalin zyrtar të Shtëpisë së Bardhë në YouTube./itShqip

Categories
Web

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter

RELATED BY