Zbulohen pamje mahnitëse të Samsung Galaxy S6

Krijuesi i njohur për aksesorë Spigen ka zbuluar katër kopertina të reja për Galaxy S6, telefon ky i cili nuk është prezantuar ende nga Samsung. Të katër kopertinat gjenden...

Zbulohen pamje mahnitëse të Samsung Galaxy S61

Krijuesi i njohur për aksesorë Spigen ka zbuluar katër kopertina të reja për Galaxy S6, telefon ky i cili nuk është prezantuar ende nga Samsung. Të katër kopertinat gjenden aktualisht në Amazon duke përfshirë brenda tyre edhe pajisjen Galaxy S6 në të cilin mund të shikojmë qartë kamerën prapa ku afër ka një blic LED së bashku me sensorin për matjen e rrahjeve të zemrës, si dhe në pjesën frontale vërehen disa sensorë tjerë tek ekrani.

Po ashtu, Spigen ka zbuluar më parë edhe pamjet e telefonave të tjerë të mençur si LG G3, HTC One (M8), dhe Google Nexus 5 të cilët atëherë nuk kanë qenë të prezantuar ende nga prodhuesit e tyre. Duke pasur parasysh këtë, kjo duhet të jetë pamja përfundimtare e pajisjes së ardhshme të kompanisë Samsung, transmeton itShqip.

Samsung pritet që të prezantojë zyrtarisht telefonin e mençur Galaxy S6 së bashku me modelin Galaxy S Edge gjatë muajit Mars. Të dy telefonat e mençur do të posedojnë procesor tetë- bërthamor Exynos 7420 me ekran Quad HD. Modeli S Edge është thënë se do të vijë gjithashtu me ekran të lakuar në të dy anët./itShqip

Categories
Hardware

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
No Comment

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY